29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Aksident tragjik në Tiranë me pasojë vdekjen/ Kalimtari përplaset dhe lihet në mes të rrugës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, në fshatin Varosh, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se 54-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë shpërndarës të kokainës, apo persona që akuzohen për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ; E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit