Adrola Dushi bëhet imazh i kompanisë së famshme kozmetike! Modelja ndan suksesin e saj ndërkombëtar

0
33

Adrola Dushi është bërë imazh i kompanisë së mirënjohur të kozmetikës MAC.

Modelja, Adrola Dushi.
Modelja, Adrola Dushi.

TIRANË– Cilësuar si një ndër modelet më të bukura shqiptare, duket se suksesi i Adrola Dushit është në rrugën e duhur.

Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur, se fytyra e saj është bërë imazhi i një ndër kompanive kozmetike më të famshme në botë, MAC.

Modelja ka ndarë një foto në rrjete sociale për të informuar se tashmë është imazhi i ri i paletës në fushatën e Mac, dhe është komplimentuar nga të gjithë miqtë e saj.

Prej kohësh Adrola Dushi ka ndjekur karrierën e saj përtej kufinjve shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

M.M (Milo.al)

Lini një përgjigje