24.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

A mund ti zgjidhni? Këto 8 mistere do t’ju lënë zgjuar gjithë natën!

Disa kërkime psikologjike kanë treguar se zgjidhja e testeve dhe pyetësorëve  është jashtëzakonisht e dobishme për trurin tuaj. Ato e bëjnë mendjen tuaj më të mprehtë si dhe përmirëson kujtesën dhe ju mëson t’i kushtoni vëmendje detajeve të vogla.

Sot ju duhet të zgjidhni disa mistere të cilat pak njerëz kanë arritur të gjejnë përgjigjen e saktë. Gjithçka që duhet të bëni është të lexoni situatat e mistershme dhe të jepni përgjigjen tuaj nëse nuk I gjeni dot në fund keni përgjigjet e sakta.

Paçi fat!

Situata e 1:

Dikur  një burrë i vjetër dhe 3 vajzat  e tij jetonin në një fshat. Një ditë plaku i vjetër u sëmur shumë dhe vdekja erdhi për të marrë shpirtin e tij. Vajza më e vjetër i kërkoi  Vdekjes që ta lë babin e saj për 2 vjet dhe Vdekja ra dakord. 2 vjet më vonë Vdekja u kthye, vajza e dytë kërkoi sërish një vit kohë  dhe Vdekja pranoi t’i jepte plakut e  një vit tjetër. Një vit më vonë Vdekja u kthye dhe tani vajza më e vogël erdhi me një qiri dhe kërkoi që Vdekja të lejonte babain e saj të jetonte derisa qiriri në dorën e saj të shuhej . Vdekja ra dakord . Por pas planit të vajzës më të vogël kësaj Vdekja nuk u kthye më kurrë.

Pyetje .Cili ishte plani i saj?

Përgjigja:

Vajza e vogël e fiku qiririn pasi Vdekja u largua dhe në këtë mënyrë qiriu kurrë nuk u dogj.

Situata e 2:

Paul  ishte duke qëndruar në një shkallë me lartësi  25m. Ai rrëshqiti nga shkallët dhe ra në tokë. Por djali as  nuk vdiq dhe as nuk u plagos.

Pyetje. Si është e mundur kjo?

Përgjigja:

Paul  ishte duke qëndruar në shkallën e  fundit pra në fund prandaj nuk u lëndua.

Situata e 3:

Ju keni 2 kova me ujë, brenda kovës së parë temperatura e ujit është 25ºC, brenda kovës së dytë uji është 25ºF. Ju do të  hidhni një monedhë në secilën kovë nga e njëjta lartësi dhe ato do ta  godasin ujin në të njëjtën kohë.

Pyetja. Cili monedhë prek fundin  e kovës e para?

Përgjigja:

Monedha që do hidhet në kovën 1 do prek fundit e para pasi në 25ºC uji është i lëngët, ndërsa në 25ºF ai kthehet në gjendje të akullt.

Situata 4:

Në një fushë, ka një pjesë toke magjike, e cila dyfishohet në sasi çdo ditë. Nëse në ditën e parë është një pjesë toke e mbushur me  barë, në ditën e dytë do të ketë 2 pjesë dhe kështu me radhë. Duhet 10 ditë që bari të mbulojë tërë fushën.

Pyetja. Sa kohë do të duhet për të mbuluar gjysmën e fushës?

Përgjigja:

Bari dyfishohet në sasi çdo ditë, kështu që në ditën e 9-të do të jetë gjysma e sasisë që është në ditën e 10-të. Prandaj gjysma e fushës do të mbulohet në ditën e 9-të me barë.

Situata 5:

Ka dhjetë njerëz në një dhomë dhe secili prej tyre mund të shohë të gjithë dhomën dhe të gjithë njerëzit e  tjerë të pranishëm në dhomë. Ju dëshironi të vendosni një mollë në mënyrë që të gjithë ta shohin atë, por vetëm njëri prej tyre nuk do të mundet ta shoh atë.

Pyetja: Në cilën pjesë të dhomës do ta vendosni mollën?

Përgjigja:

Vendoseni mollën në kokën e dikujt në këtë mënyrë njëri prej personave në dhomë nuk do të ketë mundësi ta shoh atë.

Situata 6:

Ka 2 makina, makina blu po shkon 60mph dhe makina e kuqe po shkon 40mph. Ato të dyja filluan në të njëjtën kohë megjithatë ato ende e kalojnë njëra-tjetrën në një pikë.

Pyetje. Si është e mundur kjo gjë ?

Përgjigjja: Ato po udhëtojnë në drejtime të kundërta.

Situata  7.

2 miq Anna dhe Maria shkuan për një shëtitje me pyll. Papritmas filloi një shi i madh, vajzat panë një shtëpi të braktisur dhe vendosën të strehoheshin atje. Kur ndaloi  shiu, vajzat  ishin të thatë, por shumë të uritura. Pra, ato  kërkuan mënyra të ndryshme për të gjetur fruta. Anna gjeti një pemë molle por sapo hëngri  një mollë ajo u kthye në pemë. Një gjysmë ore më vonë, Maria mbërriti atje dhe dëgjoi dikë që tha: “Shoqja jote u shndërrua në një pemë, ju duhet ta gjeni atë për ta sjellë përsëri këtu. Ju keni vetëm një shans. Nëse gaboni, shoqja juaj do të mbetet një pemë përgjithmonë. “

Pyetje. Si mund ta gjejë Maria cila pemë është shoqja e saj?

Përgjigjja:

Meqë ajo u bë pemë gjysmë ore më parë atëherë , të gjitha pemët e tjera  në pyll duhet të jenë të  lagura. Pema e vetme që nuk është e lagur është shoqja e  Marias Ann.

Situata 8.

Cili njeri mban peshën më të madhe?

Përgjigjja: Njeriu në mes duhet të mbajë 25% më shumë peshë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit