8.5 C
Tiranë
HomePolitike"A jeni dakord me shpalljen non-grata të Berishës?" Meta: Të them të...

“A jeni dakord me shpalljen non-grata të Berishës?” Meta: Të them të drejtën kur pashë emrin e Liri Berishës… Të thuash për Monika Kryemadhin ok

I pyetur për vendimin e DASH për shpalljen non-grata të Berishës a ishte i drejtë, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kur ka parë emrin e Liri Berishës që është shpallur non-grata nga SHBA-të nuk mund të jetë dakord me këtë vendim.

Ai shtoi se po të ishte emri i Monika Kryemadhit, në rregull, sepse është politikane, por Liri Berisha nuk mund të pranohet.

Ai bëri një paralelizëm me nderimin që mori nga DASH Ardian Dvorani  për reformën në drejtësi. Meta tha të pranosh ssi të drejtë shpalljen non-grata të Liri Berishës është njësoj si të pranosh si të drejtë nderimin e Ardian Dvoranit që ka shkelur kushtetutën e bërë së bashku me SHBA-të.

“Në rast se unë do të pranoja se emri i Sali Berishës është i drejtë, të them të drejtën kur shoh emrin e Liri Berishës… mund të thuash për Monikën, ok, sepse është pjesë e politikës. Po të shohim këtë si të drejtë, atëherë duhet të shohim si të drejtë edhe dekorimin e Ardian Dvoranit. Ta pranoj Ilir Meta këtë si të vërtetë kur Dvorani shkeli kushtetutën që kemi bërë me Amerikën. Ne do jemi njerëz të lirë me dinjitet. Të mos harrojmë kurrë porosinë e Becker, të jashtëzakonshmit, që tha tani është momenti t’i zgjidhni në mënyrë të lirë drejtuesit”, tha Meta.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment