“A jam trajner apo ministër i sporteve te PSG-ja?”/ Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Tuhelit

0
35
Thomas Tuchel

Shkarkimi i Tomas Tuhelit nga stoli i PSG-së duket se nuk ka patur të bëjë me ecurinë e rezultateve, por me deklaratat kritike kundër klubit të trajnerit gjerman.

Ish-trajneri i Borusia Dortmundit deklaroi se te nënkampionët e Europës ai nuk ka mundur të ushtrojë fillimisht detyrën e trajnerit për shkak të prioriteteve jashtë futbollit të drejtuesve të klubit. Këto fjalë nuk janë mirëpritur nga drejtori i PSG-së Leonardo, i cili duket se i ka komunikuar mbrëmë shkarkimin Tuhelit.

Edhe pse PSG-ja nuk e ka dhënë ende vendim përfundimtar në rrugë zyrtare, mediat e huaja e bëjnë të sigurtë shkarkimin e trajnerit Tomas Tuhel.

“Të jem i sinqertë, në 6 muajt e parë te PSG-ja kam pyetur veten: A jam trajner apo politikan dhe ministër i sportit? Ku është roli im si menaxher i klubit? I thashë vetes se dua të stërvis. U bëra trajner për këtë arsye dhe kështu dua të jem. E dua futbollin dhe mund të kënaqem në shumë mënyra. Disa herë të bësh këtë detyrë te PSG-ja është e lehtë, ndonjëherë është e vëshirë, sepse klubi ka interesa më të mëdha se skuadra.E dua futbollin dhe në një klub si ky nuk është gjithmonë kështu”, shprehej Tuhel në një invervistë për median gjermane “Sport 1”.

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Lini një përgjigje