A jam i/e prekur nga Anemia?

0
42
anemia

Anemia është çrregullimi më i zakonshëm i gjakut. Organizmi i prekur nga kjo sëmundje karakterizohet nga pamjaftueshmëria e qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar sasinë e nevojshme të oksigjenit në qelizat e trupit. Kjo ndodh kur organizmi prodhon më pak rruaza të kuqe, kur ka hemorragji ose humbje gjaku, apo kur rruazat e kuqe shkatërrohen nga trupi.

Qelizat e kuqe të gjakut të quajtura ndryshe eritrocite transportojnë hemoglobinën, e cila është një proteinë e pasur me hekur që lidh O2 në mushkëri dhe e transporton atë në të gjithë indet e trupit.

Kur ju keni anemi trupi juaj ka mungesë të oksigjenit, kështu që ju mund të përjetoni një nga simptomat e mëposhtme:

  • Dobësi trupore, lodhje
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Marrje mendsh
  • Të rrahura të shpejta ose të çrregullta të zemrës
  • Zhurmë në vesh
  • Thonj të dobët dhe që thyhen lehtë
  • Tharje e gojës, djegia e gjuhës,
  • Dhimbje koke
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Zbehje apo zverdhje të lëkurës
  • Dhimbje gjoksi

Kush rrezikohet nga anemia?

Shumë njerëz janë të rrezikuar për të patur anemi për shumë arsye si: një dietë e varfër, çrregullime intestinale, sëmundje kronike, infeksione dhe gjendje të tjera të organizmit. Gratë që kanë cikël menstrual ose gratë shtatzanë, njerëzit me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël janë personat më të rrezikuar për të patur anemi. Risku i anemisë rritet me rritjen e moshës.

Nëse ju keni një nga gjendjet kronike të mëposhtme, ju mund të jeni në risk të madh për të shfaqur anemi:

  • Artriti rheumatoid dhe sëmundje të tjera autoimune
  • Sëmundje të veshkave
  • Kancer
  • Sëmundje të mëlçisë
  • Sëmundje të gjendrave tiroide
  • Sëmundje inflamatore të zorrës (sëmundja e Crohn ose koliti ulçerativ)
  • Mjekime të ndryshme
  • Probleme të palcës së kockës në rastin e infiltrimit të saj nga sëmundje malinje etj.

Shenjat dhe simptomat e anemisë mund të anashkalohen lehtësisht. Prandaj shumë njerëz që kanë anemi nuk e dinë që e kanë, derisa kryejnë analizat e gjakut, ku dhe e zbulojnë.

Tipet më të zakonshme të Anemisë:

Anemia nga mungesa e hekurit është shkaku më i zakonshëm i anemisë. Ndodh kur ju nuk keni mjaftueshëm hekur në trupin tuaj si rezultat i dietës së varfër me ushqime që përmbajnë hekur, i humbjes së gjakut ose nga keqpërthithja e hekurit.

Pa sasinë e duhur të hekurit në organizëm, trupi juaj nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm rruazat e kuqe të gjakut. Për këtë arsye është e domosdoshme që dieta juaj të jetë e pasur me ushqime që kanë përmbajtje hekuri. Shtatzania, periudha e lindjes dhe laktacioni konsumojnë sasi të mëdha hekuri dhe rezulton në anemi të lidhur me shtatzaninë.

Anemia nga defiçiti i vitaminave vjen si rezultat i nivelit të ulët të acidit folik dhe ndodh zakonisht në dietë të varfër me këto vitamina. Arsye tjetër mund të jetë mospërthithja e tyre nga trakti gastrointestinal.

Anemia hemolitike ndodh kur rruazat e kuqe të gjakut shkatërrohen në qarkullimin e gjakut ose në shpretkë. Anemia hemolitike mund të ndodhë edhe për shkaqe mekanike (valvula të zemrës të dëmtuara), infeksione, sëmundje autoimune ose anomali të lindura të rruazave të kuqe të gjakut. Anomalitë e trashëguara mund të prekin hemoglobinën ose strukturën dhe funksionin e rruazave të kuqe të gjakut si: defiçit i Glukozë 6 fosfat dehydrogjenazës, talasemitë, drepanocitozat etj.

Dr.Blerina Koprencka – Mjeke Hematologe

Burimi: hygeia.al

Lini një përgjigje