25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

A është gati Ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen? Bledi Çuçi: Nuk kam asnjë përgjegjësi morale. Do të ndihesha mirë nëse…

Pavarësisht ngjarjeve të fundit kriminale, vrasjeve apo edhe aksidenteve në rrugë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se nuk ndjen përgjegjësi morale, për gjera të zakonshme.

Sipas tij është utopi që në vend të mos ketë asnjë vrasje dhe asnjë aksident. Një gjë e tillë sic tha ai nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, kur gjithçka ishte nën kontroll.

Ai shprehet se synimi i tij është që të ulë numrin e vdekjeve në vend, qoftë nga aksidentet, qoftë nga vrasjet.

Pyetja: A ndjeni përgjegjësi morale dhe a jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen e dhe nëse keni plane për të vazhduar punën, keni frikë se mund të sakrifikohet karriera juaj politike si paraardhësit tuaj?

“Në lidhje me përgjegjësinë morale. Si njeri unë do të doja të mos kishte asnjë vrasje dhe asnjë aksident, por është utopi dhe nuk ka për të ndodhur, nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit kur ishte çdo gjë nën kontroll. Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, pra për të bërë zakon këtë gjë, por e zakonshme për të ndodhur një gjë, pavarësisht nga ne. Nuk ndjej ndonjë përgjegjësi. Unë do të ndihesha mirë që si ministër të ulja numrin e vdekjeve”, u përgjigj ministri i Brendshëm.

PËRGJEGJËSITË PER NGJARJET KRIMINALE 

Teksa iu rikthye edhe njëherë çështjes së përgjegjësive për krimet dhe aksidentet, ministri u shpreh: “E para unë nuk e thashë se përgjegjësia është vetëm e gjyqësorit. Sidomos për krime banale, si ajo që ndodhi në Velipojë përgjegjësia është më e gjerë. Pa diskutim është edhe përgjegjësi e policisë. Në rastin konkret unë nxora nga protokolli im, në lidhje me një çështje sensibël, që është armëmbajtja pa leje.

Në këtë rast unë sqarova vetëm pozicionin e policisë së shtetit. Nuk e bën dot policia e shtetit çarmatosjen, sado moderne të jetë.

Gjyqësori ka një rol të jashtëzakonshëm në këtë moment. Po të pyesësh shqiptarët sot që një kriminel, person i rrezikshëm kapet në flagrancë në rrugë me 6 fishekë në krehër dhe një gati për qitje kodi penal thotë se duhet të dënohet me 7 vjet.

Sot po ti pyesësh shqiptarë thonë që të dënohet. Nuk është një dënim publik, por duhet të reflektojë edhe institucioni i gjykatës. Si mund ta çosh këtë njeri të rrijë rehat kur është gati për të vrarë një njeri. Kështu që unë nuk e them që policia nuk ka përgjegjësi për ngjarjet. Këtu duhet të jemi transparentë me qytetarët. Këtu duhet të jetë edhe debati.”

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit