21.7 C
Albania
Mon, 26 July, 2021

A e dini se në shumë shtete të botës ka vende që e kanë marrë emrin nga Ataturku?

Emri i Ataturkut, një lider që gëzon respekt në mbarë botën, krahas vendeve të Evropës, jeton në përmendore, skulptura apo lokalitete të ndryshme nga India në Meksikë, nga Japonia në Tunizi e nga Peruja deri në Zelandën e Re.

Një nga këto vende është edhe Kili. Bashkia e kryeqytetit Santiago vendosi një reliev me fjalët e Ataturkut në një park, që banorët e kryeqytetit të marrin shembull. Në përmendore shkruhet: “Themeluesi i Republikës së Turqisë, shërbyesi i përkushtuar dhe besnik i atdheut, hero i pakrahasueshëm, shembull i gjallë i idealit të njerëzimit…Tërë jetën ia ka kushtuar kombit turk dhe i ka dhënë atij shpirtin dhe zjarrin e tij. Kujtimi i tij jeton si një pishtar i pashuar që mban të zjarrtë frymën e kombit!”.

Edhe në përmendoren e Mustafa Kemal Ataturkut të ngritur në qytetin Yehud të Izraelit, nën fjalët e pavdekshme “Paqe në vend, paqe në botë” zë vend fjalia: “Populli izraelit që e do popullin turk dhe Turqinë, do të jetë mirënjohës përjetë”.

Statuja e parë dhe e vetme e një burrështetasi të huaj në Kubë, i përket Ataturkut. Nën statujën e parë shkruhet në turqisht dhe spanjisht: “Themeluesi i Republikës së Turqisë  – Paqe në vend, paqe në botë”.  Edhe busti i dytë i bërë nga skulptori turk, Metin Yurdanur me kërkesën e autoriteteve shtetërore të Kubës në vitin 2011, është vendosur në një park në Rrugën “Puerto”, një nga vendet më të preferuara të kryeqytetit Havana.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit