8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

A do të duhet të vazhdojmë të mbajmë maskë, edhe pasi të marrim një vaksinë për COVID-19?

Pavarësisht nëse është e bezdisshme ose jo, është e lehtë të shohësh shumë njerëz të lodhur duke veshur një të tillë.

Dhe tani që vaksinat COVID-19 po shpallin rezultate të shkëlqyera nga provat – dhe ka filluar aplikimi i tyre – shumë njerëz besojnë se ky mund të jetë fundi i mbajtjes së maskave.

Por a është kështu?

Sipas një shkrimi të publikuar në Daily Sabah, jo.

Dhe kjo për disa arsye.

Maskat dhe distancimi shoqëror do të rekomandohen ende për ca kohë pasi njerëzit të vaksinohen.

Për të filluar, vaksinat e para të coronavirusit kërkojnë dy doza; Doza e dytë e Pfizer dhe BioNTech vjen tre javë pas së parës dhe e Moderna-s vjen pas katër javësh. Dhe efekti i vaksinimeve në përgjithësi nuk është i menjëhershëm.

Njerëzit pritet të marrin një nivel mbrojtjeje brenda dy javësh pas dozës së parë. Por mbrojtja e plotë mund të mos ndodhë deri në disa javë pas dozës së dytë.

Gjithashtu nuk dihet ende nëse vaksinat e Pfizer dhe Moderna mbrojnë njerëzit nga infeksioni plotësisht, ose thjesht nga simptomat.

Kjo do të thotë se njerëzit e vaksinuar mund të jenë ende në gjendje të infektohen dhe të transmetojnë virusin, megjithëse ka të ngjarë të jetë me një normë shumë më të ulët, tha Deborah Fuller, një ekspert vaksinash në Universitetin e Uashingtonit, duke folur për Associated Press (AP).

Veç kësaj, nëse vaksina vepron si ato për shytat ose lia e dhenve, ku akoma mund të merrni sëmundjen pasi të jeni vaksinuar, megjithëse në një mënyrë shumë më të lehtë dhe jo-fatale, maskat do të jenë ende një domosdoshmëri për shumë muaj.

Dhe edhe pasi furnizimet e vaksinave të fillojnë të rriten, marrja e qindra miliona të tillave në krahët e njerëzve pritet të zgjasë me muaj.

Fuller gjithashtu vuri në dukje se testimi i vaksinës sapo ka filluar tek fëmijët, për të cilët nuk do të jemi në gjendje të kemi një pasqyrë të qartë derisa të dhënat e studimit të tregojnë se ato janë të sigurta dhe efektive edhe për ta.

Gjithsesi, Moncef Slaoui, kreu i përpjekjes për zhvillimin e vaksinave në SHBA, ka vlerësuar se vendi mund të arrijë imunitetin e tufave që nga maji, bazuar në efektivitetin e vaksinave të Pfizer dhe Moderna, raporton AP.

Kjo është duke supozuar se nuk do të ketë ndonjë problem në përmbushjen e vlerësimeve të furnizimit të prodhuesve dhe nëse mjaftueshëm njerëz do të kenë mundësi për t’u vaksinuar.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit