8.5 C
Tiranë
HomeKëshilla9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë!

9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë!

Në shtatëzani është më e rëndësishme se kurrë për të ndjekur një regjim të ekuilibruar. Nënat duhet të kujdesen që t’i garantojnë vetes dhe fëmijës të gjithë nutrientët e domosdoshëm, në mënyrë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet i shëndetshëm dhe i fortë dhe ato vetë të ndjehen në formë pa marrë kile të shumta dhe të jenë të mbushura me energji.

Duhet specifikuar që nuk ka dietë universale të përshtatshme për të gjitha femrat shtatzëna, duke pasur parasysh që secila dhe në bazë të testit të gjakut ose pranisë së sëmundjeve të caktuara,ka nevoja specifike. Prandaj rekomandohet të këshilloheni gjithmonë me mjekun tuaj para se të filloni një dietë

SHTATZËNIA, ÇFARË DUHET TË HAMË?

Para se të fillojmë,gjëja më e rëndësishme për të bërë është që të largojmë mitin se në shtatëzani duhet të hamë për dy !! Kjo nuk është aspak e vërtetë,sidomos në muajtë e parë pasi marrja e sasive kalorike të nevojshme është shumë e ulët. Me rëndësi është që të ekuilibroni lëndët ushqyese të dobishme: karbohidratet, proteinat,yndyrnat e shëndetshme,vitaminat, kripërat minerale dhe fibrat që janë thelbësore për të shmangur problemin e kapsllëkut gjatë shtatëzanisë. Sa i përket drithërave do të ishte më mirë të konsumonit sa më shumë ato integralet,jo gjithmonë grurin.
Frutat dhe perimet,ju hidratojnë,japin një sasi të shumtë fibrash vitaminash dhe kripëra minerale. Mos të harrojmë dhe ushqimet e pasura me hekur dhe kalcium,dy substanca këto themelore për zhvillimin e fëmijës. Pastaj është dhe acidi folik (B9) që ndihmon në parandalimin e keqformimeve serioze të fetusit. Këshillohet të merren rreth 400 mg acid folik në ditë për të gjithë periudhën e shtatëzanisë ose të paktën në muajtë e parë. Gjatë shtatëzanisë,duhen përfshirë dhe ushqimet që përmbajnë omega 3 (që nuk gjendet vetëm tek peshku por edhe tek ushqimet vegjetale si fara liri, fruta të thata,etj). Gjithashtu rekomandohet konsumi i vajit të ullirit ekstra i virgjër,i cili është i pasur me acid oleik ,i dobishëm për rritjen e fortë dhe të shëndetshme të fetusit. Me pak fjalë ushqimet që duhet të keni me shumicë në dietën tuaj janë:

-Drithërat integrale
-Frutat dhe perimet
-Proteinat
-Ushqimet e pasura me hekur
-Ushqimet e pasura me kalcium
-Ushqimet e pasura me omega 3
-Ushqimet e pasura me acid folik ( nëse për një periudhë nuk e merrni acidin folik me kokërra)
-Vaji ullirit

USHQIMET QË DUHEN EVITUAR

Ka ushqime që më mirë të shmangen kur jeni në një pritje të ëmbël. Lista është më e gjatë nëse nëna në të kaluarën nuk ka kontraktuar toksoplazmozë,një sëmundje që në muajt e parë të shtatzënisë mund të jetë e rrezikshme për mirëqenien e fëmijës. Kjo transmetohet përmes ushqimeve me origjinë shtazore të pa përpunuara (krudo) ose përmes frutave dhe perimeve të pa pastruara në mënyrën e duhur. Kjo është arsyeja pse në shtatzëni shpesh këshillohet të shmanget mishi dhe peshku krudo,vezët e pagatuara mirë, proshutat krudo,etj. Është për t’u shmangur edhe konsumimi peshkut me përmbajtje të lartë të merkurit,metalit neurotoksik,si toni konservuar dhe ai i freskët,peshku shpatë,salmoni,etj. Për të shmangur rrezikun e toksoplazmozës,salmonelës dhe bakteret e tjera të rrezikshme,nuk duhen përdorur as djathërat e bardhë, djathërat blu si gorgonzola, nëse ato nuk janë të gatuara,djathërat e pa pasterizuar dhe qumështi i pa përpunuar. Frutat dhe perimet mund të konsumohen të gjitha nëse janë të pastruara në mënyrën e duhur duke përdorur një solucion me ujë dhe bikarbonat. Është gjithashtu e dobishme të kufizohet konsumi kripës, ëmbëlsirat, ushqimet me shumë yndyrë apo të skuqura,sidomos kur barku ka filluar të rritet, pasi atëherë ato janë të vështira të treten .

DIETA JAVORE

E HËNË

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral dhe fruta

Dreka: Pasta integrale me kunguj dhe parmixhano,perime të stinës në furrë.

Darka: Gjoks pule i pjekur me perime,bukë integrale

Midis vakteve: Fruta të thata ose të freskëta.

E MARTË

Mëngjesi: Çaj sipas dëshirës ose lëng portokalli, bukë integrale me proshutë ose me humus qiqrash.

Dreka: Oriz integral me shafran, sallatë mikse me fara sipas dëshirës

Darka: Frittate me perimet e stinës,bukë integrale

Midis vakteve: Biskota integrale ose kos

E MËRKURË

Mëngjesi: Tost me bukë integrale dhe djathë ose reçel ,çaj ose qumësht

Dreka: Pasta me pomodorini,parmixhano dhe perime

Darka: Supë perimesh,me bukë integrale të thekur

Midis vakteve: Smoothie me fruta,kos ose fruta të thata

E ENJTE

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral dhe fruta

Dreka: Pasta me fasule dhe perime

Darka: Peshk koc me patate dhe bizele në furrë

Midis vakteve: Fruta

E PREMTE

Mëngjesi: Lëng portokalli, ose çaj sipas dëshirës, bukë integrale me proshutë ose humus qiqrash

Dreka: “Tortë” e kripur me perime

Darka: Eskallop me kunguj dhe një panine integrale

Midis vakteve: fruta të thata ose të freskëta

E SHTUNË

Mëngjesi: Tost me bukë integrale me rikota ose reçel, çaj ose qumësht

Dreka: Fileto viçi me domate dhe bukë integrale

Darka: Sallatë mikse me perime

Midis vakteve:Fruta

E DIEL

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral me fruta

Dreka: Oriz integral me perime dhe djathë

Darka: Peshk koc në furrë me patate

Midis vakteve: biskota integrale ose kos

Burimi: Shëndeti.al

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment