69 raste të reja me koronavirus konfirmon Ministria e Shëndetësisë

0
35

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e lartë që nga nisja e pandemisë.

Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 1590 raste me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve është shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Lini një përgjigje