22.7 C
Albania
Thu, 5 August, 2021

6 Veprimet që bëjmë çdo ditë, por që ndikojnë negativisht në jetën tonë

Sipas shkencëtarëve, ne ndihemi të lumtur apo të mërzitur për shkak të rutinës tonë.

Gjendja jonë emocionale ndikohet shumë nga disa veprime të përditshme që ne bëjmë, por as ne vetë nuk i kuptojmë pasojat që sjellin këto të fundit në jetën tonë.

Sipas ‘Bright Side’, ja kush janë gjërat që duhet të evitojmë për të qenë të lumtur.


1. Ne qëndrojmë gjithmonë ulur


Kur jemi në punë qëndrojmë ulur, shkojmë në shtëpi me makinë ose transport publik dhe ulemi në divan për të parë televizor dhe për të komunikuar me miqtë ‘online’. Duke mos lëvizur, niveli i hormoneve që janë përgjegjëse për lumturinë, ulen. Duhet të ecni të paktën 30 minuta në ditë për të qenë energjik dhe të lumtur.


2. Qëndrojmë gjatë gjithë kohës në ambiente të mbyllura


E dimë që puna në shtëpi, nuk ndikon shumë në lumturinë tonë, por mesa duket, as vendet si kinemaja dhe restorantet nuk luajnë rol në nivelin e lumturisë. Nëse kaloni kohë në ambiente që nuk i njihni apo në natyrë, do ndiheni më mirë dhe vetëbesimi juaj do rritet. Psikologët e quajnë këtë ‘terapia e aventurës’.


3. Nuk i kushtojmë vëmendje gjërave që ndodhin rreth nesh


Marrim shembull 2 vajza duke pastruar shtëpinë. Vajza e parë do të donte të ishte në ndonjë restorant duke kaluar një mbrëmje ndryshe, ndërsa vajza e dytë thjesht ndihet e lumtur që gjeti pak kohë për të pastruar. Në rastin e parë, vajza do ndihet e lodhur, ndërsa në rastin e dytë vajza do ndihet e relaksuar. Duhet të jetojmë momentin dhe të mos lejojmë frikërat, dëshirat apo pendesat të na ndalojnë.


4. Ne vetëm konsumojmë


Që t’i japim kuptim jetës, nuk duhet vetëm të marrim, por dhe të japim. Edhe dhuratat më të vogla do të bënin dikë të lumtur.


5. Ne izolojmë veten nga njerëzit rreth nesh


Pavarësisht nga mosha, çdo person ka nevojë të bëhet pjesë e një grupi shoqëror. Nuk bëhet fjalë vetëm për personat më të afërm të familjes, por edhe për të njohur njerëz të rinj.


6. Ne nuk krijojmë asgjë


Ne duhet të jemi kreativ jo vetëm për para, por edhe për një jetë të shëndetshme. Sipas studimeve, nëse krijon, ul nivelin e stresit dhe largon depresionin. Nuk bëhet fjalë vetëm për këndim apo pikturim, por për çdo gjë që ka nevojë për pak imagjinatë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit