8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

524 apartamente në Laç/ Rama: Simbol i miqësisë mes dy vendeve! Erdogan live nga Turqia: “Shpresojmë t’ua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve shqiptarë”

Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme janë hedhur në mënyre simbolike themelet e lagjes së re në qytetin e Laçit të financuar nga qeveria turke. I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj, ministri turk i Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se kjo lagje e re është simbol i miqësisë mes dy vendeve, teksa shtoi se do i japë fund një nga problemeve kryesore me të cilët janë përballur qytetarët, atë të përmbytjes. Përroi famëkeq, siç e cilësuan Rama dhe Ahmetaj, do të bëhet pjesë e infrastrukturës moderne të kësaj lagje të re. Për të vënë në pah vendosmërinë e qeverisë turke në këtë projekt, Rama solli në vëmendje disa “fjalë nga gojët e liga” se Turqia do të hiqte dorë nga ky projekt pasi u godit vetë nga tërmeti dhe pandemia, por shtoi se një gjë të tillë nuk e besoi kurrë dhe kështu ndodhi.

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama ishte edhe presidenti Erdogan, i cili në një lidhje ‘live’ tha se për këtë projekt do të investohen 42 milionë euro dhe që shpreson që “shtëpitë t’u dorëzohen sa më shpejt vëllezërve shqiptarë”. Mes tyre nuk munguan as batutat. “Na kanë thënë se do i përfundojnë në gusht, por shpresojnë që ta kenë pasur në gushtin e vitit 2021″, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

Zona 1, e cila do të financohet nga qeveria turke përfshin 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit