29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

5 arsye për të hequr celularët nga duart e fëmijëve

Zhvillimi i trurit

Është provuar që nëse truri qëndron për një kohë të gjatë nën efektin e stimujve teknologjikë, kjo mund të ngadalësojë dhe rritjen e tij. Veçanërisht, ekspozimi ndaj  telefonave celularë mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët që janë nga mosha 0-2 vjeç.  Përdorimi  për një kohë të gjatë i telefonit, mund të sjellë probleme të ndryshme tek fëmijët, duke filluar që nga  problemet e përqendrimit, deri në problemet me autokontrollin.

Sëmundjet mendore

Shumë studime, kanë treguar se përdorimi i teknologjisë ka qenë shkaku i shtimit të rasteve të depresionit tek fëmijët. Nga ana tjetër, fëmijët, që përdorin telefonat celularë shpesh, mund të preken edhe nga një sërë problemesh të tjera si: bipolariteti, problemet me sjelljen, skizofrenia etj.

Sjelljet agresive

Me anë të teknologjisë, fëmijët shpesh ekspozohen ndaj sjelljeve agresive. Kjo bën që ata në përpjekje për të imituar imazhet që kanë parë online, të bëhen agresivë. Kjo ndodh pasi përmbajtja  në internet, nuk është e kontrolluar dhe prindërit nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur materialeve që shohin fëmijët.

Problemet me gjumin

Është konstatuar nga studimet, se fëmijët që përdorin deri vonë telefonin kanë probleme me gjumin dhe e kanë shumë të vështirë që të flenë. Kjo ndodh pasi përdorimi i telefonit, nuk lejon që melatonina të veprojë siç duhet dhe që fëmija të bjerë  në gjumë. Mungesa e gjumit më vonë, mund t’i sjellë fëmijës probleme në përqendrim si dhe rezultate jo të mira në nxënie.

Obeziteti i fëmijës

Përdorimi i teknologjisë, shpesh dikton edhe një stil jetese sedentar. Ky është një problem që po vihet re gjithnjë e më shumë në botë. Mungesa e aktivitetit fizik bën që fëmijët të preken nga obeziteti gjithnjë e më shumë. Siç e dimë, obeziteti është i rrezikshëm, pasi është një ndër faktorët kryesorë që lidhet me diabetin, si dhe me sëmundjet kardiovaskulare.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit