11.5 C
Tiranë
KryefaqjaArgetimKuriozitete4 gjëra që një kamerier nuk i porosit kurrë për vete! Arsyet...

4 gjëra që një kamerier nuk i porosit kurrë për vete! Arsyet do t’ju lënë pa fjalë!

Sallatë

Kur ju vihet menyja përpara, që në krye gjeni një varg sallatës, mes tyre dhe ato me gjethe të ndryshme, mikse, rukola, fshati, çezar, e deri te sallatrat e sofistikuara me fruta të thata, mango, avokado dhe prodhime të tjera ekzotike.

Por çfarë ndodh me këto produkte?

Më mirë të mos e dini, por na duhet t’jua themi.

Së pari mos rrezikoni të merrni sallatë me fruta të thata dhe/ose fruta ekzotike, sepse përgjithësisht janë të shtrenjta dhe më së paku janë bajate. Harrojeni se avokadot, mangot e frutat e thata do të hidhen sapo të hapen. Dhe pse mund të kenë ditë a javë aty, do të presin për klientin e radhës, ty!

Sigurisht që ka disa restorante ku të tilla produkte ecin shumë dhe mund t’i hani pa frikë, por fillimisht testoni.

Le të vazhdojmë me pastërtinë. A e keni vënë re sa shpejt vjen sallata kur porosisni? E keni pyetur ndonjëherë veten a lahen kaq shpejt gjethe më gjethe ashtu siç bëjmë në shtëpi? Reflektoni tani!

Kuba akulli

Askush nuk e di se sa shpesh pastrohet makina e akullit. Përveç një pastrimi të thjeshtë, makinat e akullit janë një nga mjetet më klasike të shpërfilljes ndaj pastrimit.

Jo vetëm kaq. Kur ju shkoni në lokal, porositni ujë që e blini me lekë. Kamerieri vjen bashkë me gotën që ka ca copa akulli brenda. Kaq gjë e kemi të qartë se kupat e akullit bëhen me ujë çezmeje dhe jo bidoni të blerë.

Tani, a ka nevojë të pyesim, përse e blejmë ujin kur do ta pijmë me akull “Boville”?!

Limon në ujë ose pije

Kur porositni ujë me gaz ose ndonjë pije, zakonisht ju vjen me feta limoni në gotë. Çdokush mund të ketë hasur limonin e rryshkur që prish dhe shijen e pijes.

Por afërmendsh. Si mendoni se e presin në çast që ta merrni të freskët? Jo! Limonët mbeten të prerë në një pjatë për shumë orë, si në restorante ashtu edhe në bare, duke i mbushur me pluhur dhe mikrobe.

Garnitura

Kur porositni fjala vjen një bërxollë, bashkë me të në pjatë ju vijnë ca gjëra shtesë që u thonë garniturë. Po ta keni vënë re, rrallëkush i konsumon dhe ato shpesh mbeten të paprekura. Ju mendoni se ato hidhen? Jo! Edhe në restorantet luksoze të Antalias, ushqimi i mbetur rigatuhej ose riservirej në vaktin tjetër pa pikë sedre dhe pse një javë pushime paguhen sa frëngu pulën.

E ju mendoni se në Shqipëri janë më zemërgjerë?

Në shumë raste, garnitura e mbetur në njërën pjatë transferohet në tjetrën dhe askush nuk e di sa e si janë prekur nga tjetri dhe sa kanë qëndruar në pritje për ty, mes pluhurit dhe mikrobeve.

Rriskoni po deshët!

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera