8.5 C
Tiranë
HomeBota27 të vdekur në det drejt Anglisë/ Kjo është thirrja tronditëse nga...

27 të vdekur në det drejt Anglisë/ Kjo është thirrja tronditëse nga roja bregdetare

27 emigrantë humbën jetën në det këtë të mërkurë në tentativë për të hyrë me gomone në Britaninë e Madhe. Varka u përmbys në afërsi të Calais, teksa ishte nisur nga birgjet e Francës. Mes víktimave ishin 3 gra dhe 7 fëmijë.

Mediat britanike kanë zbardhur edhe thirrjet dëshpëruese të rojës bregdetare, i cili njofton emergjencat për praninë e një barke në det të hapur.

Roja bregdetare dëgjohet të thotë në radio:

“Siguria, siguria! Kjo është emergjenca Gris-Nez, emergjenca Gris-Nez! Informacioni numër një: 15 njerëz në bord, afërsisht 15 njerëz në bord!”

Menaxheri rajonal i shoqatës së varkave të shpëtimit (SNSM) në Calais, Charles Devos, ishte ndër njerëzit e parë në vendngjarje.

Ai tha se kishte tërhequr zvarrë gjashtë trupa nga deti, duke përfshirë një grua që ishte shtatzënë.

Devos foli për skenat tráumatike dhe trondítëse dhe tha se nuk mund të kujtonte një tragjédi të tillë.

Devos e përshkroi varkën si një gomone të fryrë, shumë e lehtë që ishte rreth 10 metra e gjatë dhe tha se ishte “mbushur” me njerëz.

Ai e krahasoi incidentin me Titanikun, duke parë njerëz të ‘zhytur’ në ujë pa asnjë mënyrë për t’u shpëtuar. Ai tha se për fat të keq ata mundën të rikuperonin vetëm të vdékurit në trágjedi.

Përpara bisedimeve me Sekretaren e Brendshme Priti Patel, ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin tha se vdékja e 27 personave të mërkurën ishte një “trágjedi absolute”.

Ai fajësoi bándat e trafíkimit të qenieve njerëzore që u premtonin njerëzve “El Dorado e Anglisë” kundrejt një pagese të madhe.

Víktimat e njohura të tragjédisë ishin 17 burra, shtatë gra dhe tre fëmijë, dhe të gjithë janë kurdë, irakianë ose somalezë.

Dy të mbijetuar meshkuj po shërohen nga “hipotermia e rëndë” janë njëri kurd dhe tjetri somalez, tha zoti Darmanin.

Ai më herët zbuloi se një grua shtatzënë ishte gjithashtu një nga ato që fatkeqësisht u mbytën, në atë që është humbja më e madhe e jetëve në kanalin mes Francës dhe Britanisë.

Më vonë u zbulua se gomonia ishte godítur nga një anije e ngarkuar me kontenjerë, çka kishte shkaktuar edhe çárjen e saj dhe fakteqësisht vdékjen e personave në të pa asnjë mundësi reale shpëtimi.

Boris Johnson i bëri thirrje Francës që të binte dakord për patrulla të përbashkëta polícore përgjatë bregut të Kanalit Francez, ndërsa politikanët francezë drejtuan gishtin nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të trajtuar çështjen.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment