17.5 C
Tiranë
HomeAktualitet13-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri/ Zbulohen rrethanat e ngjarjes së...

13-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri/ Zbulohen rrethanat e ngjarjes së rëndë

Një 13-vjeçar me mbiemër Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac Malësi Kurbin.

Mësohet se ngjarja është raportuar rreth orës 12:00 të mesnatës në Policinë e Kurbinit.

Sipas burimeve kanë qenë tre fëmijë duke kullotur bagëtitë në mal ku dhe kanë gjetur armën.

Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë nisur të luajnë me armën, e cila fatkeqësisht ka qenë e mbushur dhe për pasojë njëri nga fëmijët ka vdekur në vend.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Qëndro me ne
13,800FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment