100 makina përfshihen në aksident, mbetën pesë të vdekur/ Momenti kur kamioni përplaset në një autostradë në Teksas

0
24
makina

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një aksidenti ku ishin përfshirë rreth 100 makina në një autostradë në Teksas të enjten në mëngjes që u shkaktua nga “Winter Storm Shirley”, një stuhi brutale që po bën kërdi në shumë shtete të jugut.

Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra duke shkuar nga makina në makinë përgjatë autostradës afër Fort Worth, duke u përpjekur të gjejnë njerëz që urgjentisht duhej të shpëtoheshin pas përplasjes në 6.30 të mëngjesit të së enjtes.

Siç thuhet më tej, është e paqartë se çfarë e nisi atë, por një video tregon një kamion të FedEx duke humbur kontrollin në një tatëpjetë të autostradës dhe duke u përplasur në një barrierë.

Dhe makinat pas tij, filluan të përplaseshin në të

Sipas MedStar, një shërbim i ndihmës së shpejtë në terren, numri i njerëzve në gjendje kritike aktualisht është midis 40 dhe 50 por po rritet ‘nga minuta në minutë’.

“Automjete të shumta të përfshira. Shumë njerëz të bllokuar. Më shumë detaje për t’u ndjekur”, ka thënë departamenti i zjarrfikësve në Fort Worth.

Burimi: Telegrafi

Lini një përgjigje