10 fakte interesante rreth psikologjisë njerëzore që duhet t’i dini

0
10

Askush nuk mund të lexojë 100% trurin e një njeriu, por psikologët e shkencëtarët po studiojnë vazhdimisht rreth trurit të njeriut dhe po mësojnë më shumë rreth modeleve të sjelljes. Ndërkohë ka pasur raste ku janë zbuluar sjellje të pa emërtuara më parë nga specialistët.

Faktet më interesante të shkencës:

Njerëzit pozitivë nuk kanë shumë miq

Shoqëria ka lindur që para mijëra vjetëve si shkak i nevojave që njerëzit kishin në jetë. Njerëzit nuk mund të jetonin të vetëm pa bërë miq, jo gjithmonë për hir të saj por edhe për interes, dhe përfitime personale.

Njerëzit që janë gjatë gjithë kohës pozitivë, nuk kanë nevojë për shumë miq. Kjo ndodh sepse truri i tyre është i preokupuar me zgjidhjen e problemeve vërtet të rënda dhe ata perceptojnë komunikimin si humbje kohe. Studimi tregoi se miqësia ndikon pozitivisht jo vetëm gjendjen psikologjike, por edhe gjendjen shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është më mirë të largohesh nga librat dhe të bisedosh me njerëz interesantë.

Depresioni ndryshon perceptimin e ngjyrave

Njerëzit që vuajnë nga depresioni shpesh thonë, “Jeta ka humbur ngjyrat e saj.” Kjo nuk është vetëm një shprehje por është një fakt i vërtetë mjekësor. Gjatë periudhës së depresionit, retina bëhet më pak e ndjeshme ndaj ngjyrave dhe pacienti nuk arrin të dallojë mirë ngjyrat.

Mos u mburrni për planet tuaja, përndryshe asgjë nuk do ju shkojë siç dëshironit

Nëse vendosni të bëni diçka të re mos i tregoni askujt për planet tuaja. Sepse asgjë nuk do të ndryshojë nëse ju u tregoni. Kur flisni për planet tuaja, truri juaj e percepton këtë plan si të realizuar, dhe është shumë e vështirë të bindni veten për të kundërtën. Kjo mund të tingëllojë si një besëtytni, por psikologët kanë provuar që ky korrelacion është i vërtetë me ndihmën e hulumtimeve dhe hetimeve serioze.

Njohja e një gjuhe të huaj ju ndihmon të merrni vendime

Për të marrë vendime më të mira, nuk duhet të jeni gjakftohtë, ajo çfarë duhet të bëni është e lehtë, duhet të mendoni në një gjuhë të huaj. Shkencëtarët besojnë se njerëzit shpesh veprojnë shpejtë nga emocionet kur marrin vendime të rëndësishme. Të menduarit në gjuhë të huaj, dhe analizimi sipas vendeve të tjera do bëjë që ju të merrni një vendim të duhur.

Të rinjtë vuajnë nga depresioni më shumë

Një sondazh ka treguar se njerëzit më të pakënaqur në botë janë ata nën 30 vjeç. Burrat dhe gratë nga 18 deri në 30 vjeç janë më të prirur ndaj ankthit dhe stresit. Dhe kush tha se rinia është koha më e lumtur në jetë? Jo nuk është, por dritare.net ju sugjeron ta kaloni pa u dëmtuar në këtë hark kohor të jetës tuaj.

Lodhja mund të rrisë kreativitetin tuaj

Nëse doni të arrini një ide kreative, është më mirë të lodheni. Mendimet krijuese vijnë shpesh tek njerëzit e lodhur, sepse truri i tyre punon më pak në mënyrë efikase, nuk i refuzon idetë që mund të duken të çmendura në shikim të parë por që zakonisht kanë rezultuar ide të realizuara mirë. Një ide e çmendur mund të bëhet fillimi i një projekti të madh. Prandaj mos u çudisni kur idetë e mira shpesh ju vijnë në kokë gjatë kohës kur jeni në dush ose pas një dite të gjatë pune.

80% e bisedave janë thashetheme

Pjesa më e madhe e çdo bisede mbushet me thashetheme dhe ky faktor nuk varet nga gjinia, meshkujt janë të prirur të bëjnë thashetheme po aq sa gratë. Shkencëtarët kanë dalë me statistika tronditëse, 80% e bisedave tona janë vetëm thashetheme dhe shkëmbim informacioni rreth miqve dhe kolegëve.

Ju mund ta blini lumturinë

Njerëzit thonë se është e pamundur ta blesh lumturi. Megjithatë, psikologët kanë hulumtuar rreth këtij fenomeni. Në njëfarë mënyre lumturia blihet kur dikush ju gëzon me një dhuratë. Kur Ju sjellim gëzim të tjerëve, përmirësojmë vetëvlerësimin, e perceptojmë veten si më të rëndësishëm dhe bëhemi më të lumtur dhe më të kënaqur.

20 sekonda janë të mjaftueshme për të krijuar besim

Për të krijuar besim, duhet të përqafosh një person për rreth 20 sekonda. Nuk e besoni, por ja që është e vërtetë, sepse përqafimi me një njeri të dashur ju bën të keni më shumë besim.

80% e mendimeve tuaja janë negative

Çdo ditë, mesatarisht 12.000 deri në 60.000 mendime vijnë në kokat tona. Në përllogaritje na duken vërtet shumë por më shumë se 12 orë zgjuar ne na vijnë qindra mendime. Truri ynë është më i fuqishëm se çdo kompjuter. Por për çfarë i shpenzojmë mendimet tona? 80% e mendimeve tona janë negative. Dhe shumica e këtyre mendimeve negative përsëriten çdo ditë.

Leave a Reply