29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

1 Maji i punëtorëve dhe 1 Maji i nostalgjisë!

Sot data shënoj 1 Maj e kjo ditë njihet në të gjithë botën si dita e punëtorëve. Për ata që nuk e dinë, simbolika që ka kjo ditë lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj date të rëndësishme, që është përqafuar nga shumë vende dhe njerëz.

Gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, 1 maji ishte ditë feste.

Me mijëra qytetarë anembanë Shqipërisë mblidheshin në sheshet kryesore për të festuar. Edhe në vendin tonë, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, 1 Maji ose “Dita e klasës punëtore” konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Me rastin e saj organizoheshin aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin.

Nxënësit niseshin nga universiteti dhe parakalonin para tribunës ku rrinte udhëheqja, përballë zyrave të Komitetit Qëndror të Partisë.

Paradat që organizoheshin në formën e kuadrateve (kuadratet e nxënësve të shkollave, kuadratet e studentëve, kuadratet e klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme të vendit, kuadratet ushtarake), përshëndesnin udhëheqësit e lartë të Partisë.

Kjo festë shfrytëzohej për të treguar se Partia dhe udhëheqësi i saj ishin të pagabueshëm dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik.

Pasditja shoqërohej me aktivitete festive nëpër shkolla, në kooperativa apo në ndërmarrje të ndryshme ku shpalleshin edhe punonjësit e dalluar të vitit.

Asokohe ama kishte edhe një anë më njerëzore të ndarë mga politika. Të gjithë visheshin bukur e nuk mungonin festimet apo piknikët e familjeve me rastin e kësaj dite. Lule, gjelbërim, diell, çdo gjë që ndahej nga propaganda komuniste dhe kalonte në këndvështrimin familjar e shoqëror e bënte këtë ditë një festë të bukur.

Sot 1 maji, është thjesht një ditë pushimi, që as nuk festohet as nuk protestohet. Por vajzat vazhdojnë të vishen bukur e të kënaqen me kohën e bukur, mbase dhe me kohën e kaluar jashtë me shoqërinë apo familjen.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit