Embëlsirë e ftohtë/Akullore me biskota Oreo

0

Embëlsirë e ftohtë/Akullore me biskota Oreo

⚠️ Kujdes: Embëlsira e mësipërme nuk është dietike.
Por nëse dëshironi të surprizoni dikë, apo të kënaqni miqtë tuaj, është zgjedhja e duhur

Sot kemi vendosur “te thyejme rregullat” dhe t’ju rekomandojme nje recete shume te thjeshte, por vertet shume shume te shijshme. Sic ja u permendem dhe me lart, nuk eshte embelsire dietike, por do te ishte zgjedhja ideale per te bere dike te lumtur.

Eshte nje embelsire e ftohte / akullore me biskota Oreo, e cila me sasine e produkteve qe kemi perdorur, perfshin 10 racione me nje kosto prej 11 mije lekesh te vjetra.
PËRBËRËSIT:
– 35 biskota Oreo,
– 5 luge gjelle gjalpe te shkrire,
– 400 gr Philadelphia,
– 400 ml Pana ( mund te zevendesohet me kos kremoz kolios)
– 100 gr sheqer ( mund te zevendesohet me sheqer stevia 10 me 15gr )provojeni per embelsine dhe regulloni – 1 vanilje pluhur

PËRGATITJA:
– Per te krijuar bazen e embelsires, therrmojme ne blender 24 biskota Oreo.
– Ne nje tas, shtojme 5 luge gjelle gjalpe te shkrire dhe i perziejme se bashku me biskotat e therrmuara derisa te formohet nje mase homogjene.
– Ne nje tepsi te vogel, ku kemi vendosur fillimisht nje leter kuzhine qe nuk ngjit, hedhim bazene biskotave dhe me ndihmen e nje spatule e perhapim njetrajtesisht.
– E vendosim ne frigorifer per 15 min.
– Nderkohe ne nje ene shtojmë Philadelphia dhe vanilje, te cilat i perziejme mire njera me tjetren me ndihmen e mikserit.
– Ne enen qe kemi kremin philadelphia shtojme panan (ose kosin)dhe sheqerin dhe i perpunojme ne mikser, derisa te krijohet nje mase kremoze e lidhur.
– Tek masa kremoze therrmojme siper 8 biskota Oreo.
– Nxjerrim nga frigoriferi bazen e biskotave dhe shtojme siper masen kremoze.
– E dekorojme me 3-4 biskota Oreo te thermuara.
– Vendoseni ne ngrirje per 4 me 5 ore.
– Nese deshironi ta konsumoni ne formen e akullores, mund ta ruani vazhdimisht ne frigorifer.
– Ruhet 4-5 dite.

Leave a Reply